MENU
klinika

Zbulohet arsyeja

Kryebashkiaku i Skraparit padi penale për prefektin e Beratit!

21.01.2019 - 16:33

Bashkia e Skraparit me në krye, Nesim Spahiun depozitoi ditën e sotme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, padinë penale për “shpërdorim detyre” ndaj prefektit të qarkut të Beratit, Harilla Dafa.

Ishte vetë kryebashkiaku, Nesim Spahiu, i cili bëri të ditur lajmin se akuzon prefektin e qarkut Berat për shkeljen e procedurave ligjore përsa i përket zhvillimit të mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.

Sipas kryebashkiakut, prefekti i Beratit në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, ka organizuar mbledhjen e këshillit bashkiak Skrapar pa prezencën e Kryetarit të Bashkisë dhe përfaqësuesve të tjerë.

Kreu i bashkisë Skrapar bëri të ditur se mbledhja e Këshillit Bashkiak e zhvilluar në 4 janar 2019, për buxhetin e kësaj bashkie, është thirrur nga Prefekti i Beratit, vetëm me prezencën e këshilltarëve të Partisë Socialiste.
Ndërkohë që administrata duhet të jetë prezente në mbledhje së bashku me kryetarin e bashkisë dhe ky i fundit duhet të thërrasë mbledhjet.

Në këtë mbledhje sipas Spahiut me votat e këshilltarëve socialistë, u vendos shkurtimi deri në nivelin 50% të buxhetit të bashkisë së Skraparit. Kjo solli sipas Spahiut largimin e 148 punonjësve të kësaj bashkie.

Për të gjitha këto arsye, bashkia e Skraparit depozitoi në organin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, padinë ndaj Harrilla Dafës për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të proçedurave ligjore.
Edhe Prokuroria e Beratit konfirmoi sot mbërritjen e padisë penale pranë këtij institucioni.

Nga ana tjetër nuk mungoi as reagimi i prefektit Harrilla Dafa. Sipas tij ka qënë vetë kryebashkiaku i Skraparit ai që i ka kërkuar të thërrasë mbledhjen e dytë të këshillit bashkiak për miratimin e buxhetit.

“Si prefekt unë caktova datën 28 Dhjetor për të zhvilluar mbledhjen,por ai vetëm ka caktuar datën e mbledhjes dhe ka asistuar në të, siç e parashikon ligji por nuk e ka drejtuar mbledhjen e këshillit. Edhe në dt.28 Dhjetor nuk u zhvillua mbledhja e këshillit bashkiak por u anullua dhe kjo bëri që ai të caktonte datën 4 Janar si ditën e zhvillimit të mbledhjes së tretë të Këshillit Bashkiak Skrapar.

Edhe pse bashkia e Skraparit nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ajo u zhvillua me praninë e shumicës së këshilltarëve,që janë të PS-së dhe u vendos miratimi i buxhetit të vitit 2019,me të gjitha ndryshimet e kërkuara, vendim që ka mbërritur pranë institucionit të Prefektit dhe po verifikohet nga juristët”, tha Dafa

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier