Që shqiptarët janë një prej popujve më të bukur në botë nuk vihet në diskutim, por shpesh kjo konfirmohet me çmime të marra në evente të ndryshme.
I tillë është edhe rasti i bukuroshes, Florinda Kajtazi, 27-vjeçares me origjinë nga Kosova, e cila ka rrëmbyer kurorën e vajzës më të bukur në finalen e “Miss New York USA 2019”.
Ajo jeton në Yonkers, New York dhe do të përfaqësojë këtë të fundit në edicionin e 68-të të Miss USA.
Ky është një nga kompeticionet më të rëndësishme të bukurisë në SHBA dhe ishte pikërisht ylli shqiptar ajo që u rrëmbeu zemrën të gjithëve.
Mjaft krenare gjatë sfilimit, Florinda e përshëndeti triumfin e saj duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.