MENU
klinika

Brenda një vazoje

Gjendet thesari 900-vjeçar

21.01.2019 - 19:42

Autoriteti Izraelit i Antikave bëri një zbulim të madh, një thesar të zhdukur 900 vite më parë.

24 monedha ari të çmuara dhe një vëthë i të njëjtit material u gjet në një vend arkeologjik të Parkut Kombëtar të Cezaresë, një qytet i lashtë i mbretërisë së Judesë.

Gjetjet, të identifikuara brenda një vazoje të vogël të fshehur midis dy gurëve të një muri, datojnë që nga fundi i shekullit të njëmbëdhjetë, një periudhë që përkon me pushtimin e përgjakshëm të qytetit gjatë kryqëzatave.

Autoritetet izraelite thanë se pronarët e thesarit ishin më së shumti të vrarë ose robëruar nga ushtria e mbretit Baldwin I, sundimtar i dytë dhe mbreti i parë i mbretërisë kryqtare të Jerusalemit, i cili sundoi nga 1100 deri vdekja e tij në 1118.

Siç vuri në dukje arkeologu i IAA, Robert Kool, 18 nga 24 monedhat janë dinarë Fatimidë, të cilët në Cezare qenë përdorur gjatë si monedhë vendase. Të tjerët janë shumë të rralla, monedhat bizantine të perandorisë, të prodhuara gjatë mbretërimit të perandorit Michael VII Duka, i cili vdiq në Efes rreth vitit 1090.