Teksa ka folur rreth Paktit për Universitetin, rektori i Universitetit të Vlorës, Roland Zisi në një pronocim për mediat ka treguar përftimet që do të kenë të gjitha fakultet e “Ismail Qemali-t”.
Gjatë fjalës së tij, Zisi tha se janë 4164 studentë që pëfitojnë përgjysmim të tarifafe dhe rreth 150 studentë të cilët përjashtohen ose përfitojnë bursa.
Gjitashtu Zisi bëri me dije se se drafti u është dërguar të gjithë studentëve dhe të gjithë dekanateve për tu përcjellë tek të gjithë e më pas për tu kthyer në një dokument ligjor.
“I gjithë Pakti për Universitetin fokusohet në tre aspekte kryesore. E gjithë vëmendja është kthyer në universitete me në fokus studentin.
E dyta një varg VKM-sh apo iniciativash qeveritare që prekin jo vetëm 8 kërkesat por edhe më tej. Dhe e treta në partneritet me Ministritë përkatëse, me pushtetin lokal dhe biznesin privat dhe punon çdo dit për të bërë realitet këtë paket.
Në universitetin e Vlorës drafti është dërguar të gjithë studentëve, senatit akademik dhe të gjithë dekanatet për tu përcjellë tek të gjithë e më pas të kthehet në një dokument ligjor”, është shprehur Zisi.