MENU
klinika

Detajet

ONM kryqëzon Donika Prelën: Burri jot s’ka paguar taksa

22.01.2019 - 12:19

Në seancën që po zhvillohet në KPK për drejtuesen e komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela është vënë në pikëpyetje nga vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së, Teo Jacobs, i cili e kritikoi për pagesën e taksave nga ana e bashkëshortit të saj.

“Përse është paguar me para kesh burri juaj?Burri juaj nuk ka paguar taksat”, është shprehur Jacobs.

“Unë e bashkëshorti im kemi jetuar në Shqipëri jo në vendet BE”, është shprehur Prela.

Bashkëshorti i Prelës ka të ardhura si inxhinier ndërtimi, ndërkohë për këto paga ai nuk ka paguar sigurime. Një arsye pse vëzhguesi i ONM-së u kap me Prelën.

Prela po përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Prela do të vlerësohet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari. Sipas KPK-së, Prela ka mosdeklarim të huamarrjes me 1 milion lekë në tetor të 2010-ës.

Ndërkohë ka dyshime për huamarrje 25 mijë € në vitin 2010, të cilën e ka kthyer në 2014. Ka dyshime për çmimin e blerjes së një toke nga Donika Prela, të ardhurat e së cilës i ka paguar nga paga si prokurore.

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit

Kryeministri i rikthehet turit të diasporës

Kur do të mbahet takimi i Rames me shqiptarët në Nju Jork

Gazetari Artan Hoxha zbardh të tjera detaje nga masakra

Çfarë ka brenda kaseta e fshehtë që dorëzoi në SPAK?