MENU
klinika

Pamjet

U arratis në Hungari, Gruevski filmohet në…(VIDEO)

22.01.2019 - 13:18

U largua nga vendi për të shmangur dënimin me 2 vit burg.

Bëhet fjalë për ish-kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski, i cili pas arritjes ndodhet në Hungari ku ka kërkuar azil politik.

Mediat hungareze kanë publikuar një video ku duket se Gruevski po shijon jetë si azilnat. Ai shfaqet duke bërë pazar në një qendër tregtare në Budapest.

Kujtojmë që Gruevski u arratis në muajin nëntor 2018. Gjatë arratisjes ai kaloi nga Shqipëria, ku u ndihmua ga makina e ambasadës hungareze në Tiranë dhe më pas doli në kufirin malazez.

Në doganë, ish-Kryeministri Gruevski u lejua të kalonte pasi urdhri për ndalimin e tij doli dy ditë më vonë nga autoritetet maqedonase.