MENU
klinika

Deklarata

Shkarkimi i drejtorëve/ PD: Kemi denoncuar me fakte se…

22.01.2019 - 14:25

Lidhur me shkarkimet e drejtorëve të institucioneve në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Përmes një deklarate për mediat, deputetja e kësaj force politike Dhurata Çupi i cilësoi shkarkimet si një pjesë e kalbëzimit të pushtetit.

DEKLARATË E DEPUTETES DHURATA ÇUPI

Fushata e shkarkimeve të drejtorëve hajdutë të Edi Ramës është treguesi i kalbëzizimit nga korrupsioni i kësaj qeverie, e cila nuk është e aftë të bëjë reforma, por do të ndërrojë hajdutët e vjetër me hajdutët e rinj.

Një qeveri që ka vullnet të luftojë korrupsionin dhe jo të ndajë me klientët e saj paratë e shqiptarëve do ta çonte sot drejt qelisë së burgut drejtorin e Rrugëve, drejtorin e OST-së, drejtorin e Portit dhe çdokënd tjetër që vjedh.

Kjo nuk ka për të ndodhur me vullnetin e Edi Ramës, sepse tenderi i Unazës së Madhe, për të cilin po shkarkohen sot drejtorët e tij, u mbrojt nga vetë Edi Rama.

Partia Demokratike ka denoncuar që në fillim me fakte se tenderi 40 milionë euro për 2 kilometra është abuziv, korruptiv dhe me fitues të paracaktuar.

Partia Demokratike ka denoncuar e para dhe solli prova se DH Albania, ishtë kompani e dyshimte me lidhje direkte me Damian Gjiknurin dhe Edi Ramën.

Shkarkimi i shërbëtorëve të oligarkëve, të cilët grabisin shqiptarët me firmën e Edi Ramës, është i pamjaftueshëm, është një përpjekje për të larë duart me vjedhjen e 40 milionë euro.

Drejtorët e shkarkuar e kanë vendin në burg! Por drejtësia është e paplotë, nëse do të vazhdojë të mos hetojë Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën për skandalin e vjedhjes tek Unaza e Re.

Tenderi i 20 milionë eurove për 1 kilometër rrugë duhet të anullohet!

Dhe, meqë jemi tek tenderat.

Sot, Edi Rama, përdori zonjën 5 milionë dollarë të doganave për të mashtruar sërish studentët. Nga anullimi i Thumanë-Kashar nuk ka asnjë qindarkë të parashikuar në buxhetin e shtetit për këtë vit.

Çdo fjali tjetër është mashtrim dhe gënjeshtër!

Protesta dhe qëndresa është e vetmja gjuhë që njeh frikacaku Edi Rama. Dhe këtë do të marrë derisa t’ia arrijmë t’u heqim shqiptarëve nga qafa një kryeministër hajdut, arrogant, shërbëtor i krimit dhe oligarkëve.

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit

Kryeministri i rikthehet turit të diasporës

Kur do të mbahet takimi i Rames me shqiptarët në Nju Jork

Gazetari Artan Hoxha zbardh të tjera detaje nga masakra

Çfarë ka brenda kaseta e fshehtë që dorëzoi në SPAK?