MENU
klinika

Ankohen banorët

“Besëlidhja”, lagjja e harruar në bashkinë e Lezhës

22.01.2019 - 14:44

Gropat me ujë e rrugët me baltë mbizotërojnë këto ditë me shi në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. Blloku i banimit për mijëra qytetarë vuan mungesën e infrastrukturës edhe pse premtimet e bashkisë Lezhë për ndërhyrje kanë qenë të vazhdueshme.

Kjo është pamja në një ditë me shi në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.

Lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve është e vështirë për shkak të gropave me ujë e baltës.

Në këtë bllok banimi nuk është investuar prej dekadash, duke bërë që rruget të degradojnë plotësisht.

Situata ka vështirësuar jetesën e banorëve, të cilët thonë se janë të harruar nga pushteti vendor.

Bashkia e Lezhës thotë se investimet në lagjen “Besëlidhja” mbeten priroritet i projekteve, por veç premtimit se ndërhyrja do të jetë e shpejtë nuk jep kohë për ndryshimin e kësaj situate.