22.01.2019 - 15:15
Ligji për Gjuhët në Maqedoni është dërguar në Komisionin e Venecias.
Mësohet se qeveria maqedonase ka dërguar përmbajtjen e plotë të ligjit bashkë me tekstin alternativ të nenit 8 dhe dispozitave të tjera që kanë të bëjnë me shqipen në banknota, letrat me vlerë dhe uniformat e ushtrisë dhe policisë.
Në letrën e qeverisë dërguar “Venecias”, bëhet me dije fakti se ligji i gjuhëve rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit.
Në letër gjithashtu shpjegohet se qëllimi i ligjit është krijimi i një kornize të harmonizuar juridike që nuk cënojnë Kushtetutën e Maqedonisë.