Një vëmendje të veçantë ka rrëmbyer vizita e Presidentit Meta në Malin e Zi, prej së cilës, pothuajse të gjitha televizonet, portalet dhe gazetat kanë raportuar plotësisht vizitën dhe takimet e tij në shtetin fqinj.
Vëmendjen kryesore dhe jehonën më të madhe e ka marrë qëndrimi i tij për çështjen e rëndësisë dypalëshe rajonale dhe ato të vlerësimit të shqiptarëve të Malit të Zi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun Gjukanoviç.
Radio Televizioni Shtetëtor i Malit të Zi i ka kushtuar një kronikë speciale vizitës së Presidentit Meta duke vënë theksin të impulset e reja që kjo vizitë i dha forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në titullin kryesor të prestigjiozes ‘Vijesti” shkruhej:
“Pakica malazeze në Shqipëri por edhe ajo shqiptare në Mal të Zi, janë urat më të besueshme të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, ishte një nga mesazhet kryesore të Presidentit Meta që i ka kushtuar rëndësi RTCG. “Vizita e Presidentit Meta rivërteton marrëdhëniet shembullore Mali i Zi-Shqipëri”.
Më tej një nga portalet më të mëdha malazeze, CDM, shkruan:
“Presidenti shqiptar shprehu respektin për mbështetjen e MZ-së ndaj Kosovës, duke mundësuar kësisoj zhvillimin dhe stabilitetin e Ballkanit”.
“Të dy vendet krenohen për garantimin e të drejtave të pakicave kombëtare dhe presidentët konstatuan bashkërisht se marrëdhëniet midis dy shteteve janë miqësore”, – shkruan gjithashtu CDM.
Edhe në mediat serbe është pasqyruar dhe ka pasur jehonë kjo vizitë e jashtëzakonshme duke raportuar takimet e Metës me personalitetet më të larta malazeze.
Fokusi i titujve ishte te deklaratat e tij për Malin e Zi si faktor stabiliteti në rajon, si edhe për respektimin e të drejtave dhe përfshirjen më të madhe të shqiptarëve në vendimmarrje në shtetin fqinj.