MENU
klinika

Anulimi i Koncesionit Thumanë-Kashar

Pakti/ Rama: Universitetet dhe konviktet do ndërtohen me PPP

22.01.2019 - 17:30

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka shpjeguar arsyet pse qeveria vendosi të anulojë koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar.

Rama tha se fondet që ishin nisur për të ndërtuar këtë vepër të rëndësishme do të alokohen për të realizuar paktin për universitetin.

Pra kryeministri tha se skema që do të përdorej për të rrugën Thumanë-Kashar, ato do të përdoren për të financuar projektin e ri të universiteteve të reja dhe infrastrukturën në gjithë vendin.

rama-konica.al

“Keni dëgjuar dhe reagimin për anulimin e koncesionit të Thumanë-Kashar dhe deklaratat që s’ka lekë. Kur do behej rruga ishte një vjedhje shumë e madhe, dhe po vinin bujën se do vidheshin 300 milion. Tani thonë që s’ka lekë.

Në fakt as do vidheshin, se skema e partneritetit që është një mjet propagande për një mekanizëm financimi krejt normal.

Quhet Partneritet Publik Privat pse? Sepse sektori publik përmes qeverisë i kërkon sipërmarrjes private që të nënshkruaj një bashkëpunim, ku sipërmarrja nuk merr para, por hedh paratë e veta, por sigurisht të marrë para në një afat kohe shumë më të gjatë.

Zgjodhën anulimin e Thumanë – Kasharin se ishte puna me volumin më të madh. Dhe këtë volum do ta kalojmë te pakti për universitetin dhe i thash rektorit, më tha që e kemi gati projektin e ish-kirurgjisë. I thash: ju keni dhe konviktet problem. Pra universiteti duhet të administrojë konviktet në Elbasan, Vlorë, Shkodër apo Gjirokastër dhe çdo qytet.

I thash: këtë projekt duhet ta integroni bashkë me projektet e konvikteve dhe ccfarë keni nevoja të tjera dhe ti bëni në një projekt dhe shuma që do të jetë për universitetine Elbasanit do të futet në programin e infrastrukturës universitare që do të bëhet me të njëjtën skemë si Thumanë-Kashari, por jo rruga atje por programi kombëtar për infrastrukturën e universiteteve. Këtë do ta bëjnë të gjithë ministritë që kanë në patronazh të gjithë universitetet”, u shpreh Rama. Ai shtoi më tej se: “Do i themi sipërmarrjeve që kemi x projekte dhe programe dhe urdhëroni. Kush janë sipërmarrjet që janë të gatshme të vijnë dhe ti bëjnë këto projekte. Ju do merrni universitetin e ri në 5 vjet, ndërkohë që pagesa do të bëhet në vitet në vijim. Më thonë pastaj pse bën ironi në instagram. Po të bësh humor me ata është gjëja më serioze”, u shpreh Rama.