MENU
klinika

"Erioni, zgjedhje e kryesissë së PS-së"

Pas Spiropalit edhe Kodheli konfirmon Veliajn si kandidat për Tiranën

22.01.2019 - 20:49

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka thënë se qytetarët e Tiranës e kanë më të thjeshtë zgjedhjen në 30 qershor 2019, pasi e kanë aktualisht kryetarin e Bashkisë.

mimi kodheli-konica.al

“Një qytetar i Tiranës e ka më të thjeshtë Tiranën se e ka kryetarin. Vendimmarrja nuk është e Mimit por e kryesisë së PS. Por qytetari i Tiranës e ka të thjeshtë sepse e sheh Erjonin çdo ditë duke bërë punë. Që do të thotë se e ka më të thjeshtë. Erioni është një zgjedhje e PS për Tiranën. Puna flet vetë, është atje dhe shihet përditë. Qyteti im i dashur ndryshon përditë”, tha Kodheli.