Mbrëmjen e djeshme në ‘Fiks Fare’, u denoncuan me zë dhe figurë veprimet e Hipotekës së Durrësit, që sorollati një qytetar për më shumë se 6 vjet.
Nisur nga kjo qytetari ka vendosur të denoncojë rastin te portali i bashkëqeverisjes. Pas denoncimit në portal drejtori i Hipotekës i tha: “le ta zgjidhë hallin Rama”.
Lidhur me këtë ka reaguar ashpër zv.kryeministri Erion Braçe i cili u ka bërë një paralajmërim të fortë drejtorëve.
“Ikni vete! #Menjehere! Kaq di t’ju them! Dhe faleminderit qytetarit, qytetareve dhe Fiksit”, shkruan Braçe në Facebook.
Reagimi vjen pas rastit të denoncuar mbrëmë. Drejtori, i përgigjet qytetarit që u ankua, “meqë u ankove te Rama, le ta zgjidhë Rama”.
Ndërkohë, për punonjësin e larguar nga Bashkëqeverisja, drejtori i thotë se nuk e shkarkoi, por ai punonjës iku vetë se “filloi mallin (drogën)”.