23.01.2019 - 09:05
“Tarifa ndaj mallrave serbe nuk do të shfuqizohet derisa Beogradi ta njohë Kosovën”, kjo deklaratë e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj është cilësuar si një lajm dhe sinjal i keq për tërë rajonin nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
I pranishhëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Vuçiç gjatë një fjale të tij për mediat tha se Serbia është e fortë dhe do të luftojë deri në fund.
“Ata mund ta bëjnë këtë dhe të mbesin edhe më tej aleatët e afërt të dikujt”, tha Vuçiç.
Gjithashtu Vuçiç bëri me dije se të mërkurën do të takojë kancelaren gjermane Merkel.
Ai tha se kancelares do ti kërkojë të ndihmojë Serbinë edhe për çështjen që lidhet me Kosovën.