MENU
klinika

Australian Open

Dramatike për Williams, pa problem Djokovic

23.01.2019 - 11:47

Duket se turneu i këtij viti i Australian Open është i surprizave. Karolina Pliskova është gjysmë-finaliste në Australian Open, pasi arriti të thyejë Serena Williams në një ndeshje dramatike.

Pliskova përmbysi në setin e fundit tenisten amerikane, e cila po udhëhiqte 5-1, por në fund u përmbys në shifrat 7-5.

37-vjeçarja amerikane ia doli të fitojë setin e parë në shifrat 6-4, por çekja ia ktheu në të njëjtën monedhë në setin e dytë, po në shifrat 6-4.

Një çerekfinale dramatike, të cilën Williams e mbylli me një dëmtim në kyçin e këmbës, të cilin e pësoi në setin e fundit, por e vijoi ndeshjen pavarësisht dhimbjeve.

Gjithsesi, që pas atij momenti amerikania filloi rënien e madhe, edhe pse ishte para në shifrat 5-1 nuk arriti të fitojë më asnjë pikë tjetër për të marrë shërbimet.

Pliskovas do të përballet me japonezen Naomi Osaka. Në gjysmëfinale u kualifikua edhe Petra Kvitova, e cila do të përballet me amerikanen Danielle Collins për një vend në finale.

Ndërsa për meshkujt, Novak Djokovic ka siguruar lehtësisht gjysmëfinalen në Australian Open, pasi mundi Kei Nikishorin në një ndeshje që zgjati për afro 45 minuta.

Në fakt ka qenë tenisti japonez që u tërhoq më shpejt nga dueli për shkak të një dëmtimi në kofshë. Gjithsesi, tenisti serb ia doli të fitojë setin e parë në shifrat 6-1, ndërsa në të dytin po udhëhiqte me rezultatin 4-1, teksa Nikishori u tërhoq.

Në raundin tjetër Djokovic do të përballet me Lucas Pouille, teksa theksoi se pret që francezi të tregojë formën e tij më të mirë, pasi i ka demonstruar vlerat e tij në nivel të lartë kompeticioni.

Ndërkohë, në çerekfinalen tjetër do të përballet Stefano Tsitsipas me Rafael Nadal, ndeshje që pritet me shumë interes pas tenisti grek konsiderohet si e ardhmja e këtij sporti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN