23.01.2019 - 11:52
Situata në qarkun e Shkodrës vijon të mbetet problematike në disa zona për shkak të reshjeve të borës.
Më problematike situata paraqitet në njësinë administrative Shosh, ku mungon shërbimi shëndetësor. Rruga mund të kalohet vetëm me zinxhirë e me probleme serioze për udhëtarët.
Gjithashtu në njësinë administrative Shalë rruga është e kalueshme vetëm me zingjirë dhe me kujdes të shtuar.
Mësimi nuk zhvillohet në Gimaj, Nënmavriq dhe Theth.