MENU
klinika

Deklarata e fortë

“Ta zgjidhë hallin Rama”/ Kryeministri për drejtorin e Durrësit: Një halabak, i cili…

23.01.2019 - 12:31

Kryeministri Edi Rama ka ngulmuar sërish që qytetarët teksa tentojnë të zgjidhin hallin e tyre, ta bëjnë atë përmes denoncimeve në portalin “Shqipëriaqëduam.al”, dhe të ndihmojnë edhe qeverinë për hallin e saj të madh, siç shprehet ai.

Në fjalën e sotme gjatë bashkëbisedimit me qytetarë, Rama ka përmendur rastin më të freskët, atë të drejtorit të Hipotekës së Durrësit, që u denoncua mbrëmë nga një qytetar në Fiks Fare.

rama ne kuvend-konica.al
rama ne kuvend-konica.al

U kërkoj të gjithë atyre që kanë hall, e që duan të zgjidhin hallin e tyre të na ndihmojnë edhe ne të trajtojmë hallin tonë të madh me njerëz të padenjë që nuk na mungojnë, si ishte edhe rasti i djeshëm i denoncuar nga Fiks fare, një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak. Për të cilin është marrë masa e shkarkimit”- tha Rama.