Pas Parkut të Zagorisë, edhe kanioni i Holtës në rrethin e Gramshit, një kryevepër e natyrës e cila vitet e fundit ka bërë që të shtohen të apasionuarit për rafting, rrezikon të shkatërrohet prej kërkimeve për naftë.
Më 27 prill të vitit 2018 kryeministri Rama firmosi miratimin e lejes për ndërtimin e HEC-it të Strorit në përroin e Holtës dhe Seltës ne Gramsh. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me ministrinë e Energjetikës.
Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD Luçiano Boçi pak ditë më parë, akuzoi ish-ministrin Gjiknuri se me firmën e hedhur për këtë HEC, por po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, ndërsa kërkon ndaljen e projektit.
Pas denoncimit të deputetit të PD, ka ardhur një reagim pozitiv nga kreu i degës së PS në Gramsh Klodian Taçe i cili ka thënë se projekti për HEC-in në Kanionin e Holtës në Gramsh do të anulohet.
Taçe shprehet se për anulimin e projektit ka marrë garanci nga deputeti i qarkut të Elbasanit njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Pas publikimit në media të këtij lajmi, kreu i grupit të PS taulant Balla tha se projekti për ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës do të anulohet.