Një nga vendimet pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së PD-së, ishte paralajmërimi i një proteste të madhe më datë 16 shkurt, kundër qeverisë.
Së fundmi, veç datës së protestës, janë zbardhur dhe emrat e deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë së PD të deleguar për protestën e folur.
Duke iu referuar burimeve nga mbledhja e grupit të PD, mësohet se në zbatim të vendimit të Kryesisisë në disa qarqe të vendit janë deleguar një anëtar kryesisë dhe një deputet për të koordinuar protestën e opozitës në 16 shkurt.
Mësohet se Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Grida Duma, Gazmend Bardhi dhe Aldo Brumçi janë deleguar në Tiranë. Sa i përket rretheve, në Fier është deleguar Enkelejd Alibeaj dhe në Shkodër Flamur Noka.
Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD është drejtuar nga nënkryetari Edmond Spaho, ndërsa kryetari Lulzim Basha nuk ishte pjesëmarrës.