Një nga këngëtaret e Shqipërisë së mesme, emocionet e së cilës nuk i sjell dhe përcjell asnjë tjetër.
Hafsa Zyberi e veçantë në llojin e saj.
Si këngëtare e asokohe, e muzikës popullore për brezin e saj që përkon me kohën kur në skenë ishin Fitnete Rexha, Nexhmije Pagarusha, Fatime Sokoli, etj, Zyberi u vlerësua për kualitetin që i ofronte këngës.
Një prej këngëtareve që kënaq zemrën e shpirtin, Hafsa Zyberi për vite ka sjellë këngë dhe emocione që nuk arrin ti fshijë askush.
“S’paske pasë një pikë mëshire”, “Ti pëlqeva ato sy” dhe “Balluket e tuja” janë disa prej këngëve të cilat Hafsa i ka ‘qëndisur’ me zërin e saj magjik.
Folklori shqiptar nuk do të ishte i njëjtë pa Hafsën, njëjtë sikur se këto këngë nuk do të ishin të njëjtat po ti këndonte dikush tjetër.
Afër Bibilit të këngëve të Shqipërisë së Mesme, Hafsës, janë edhe Nexhmije Pagarusha e Fitnete Rexha, secila me një botë tjetër që nuk përtuan ta ndajnë me shqiptarët dhe pasionantët e muzikës.
Ajo është nëna e këngëtares Fatma Zyberi dhe mësuesja e Merita Halilit, mes tjerash.
Kështu shndërrohet edhe në një nga femrat shqiptare, e cila në një segment të njohur, ka lënë gjurmë në historinë e së kaluarës.
Një bilbil i këngës popullore dhe mbretëreshë e kësaj gjinie.
Disa prej këngëve më të njohura të saj:
1. Hajde Moj Malenake
2. S’paske Pas Një Pikë Mëshirë
3. Si Më Ke Sytë Më Ke Vetullat
4. Të Du Moj Goce E Vogel
5. Ti Pelqeva Ato Sy
6. Unë Ty Moj Të Kam Dashte
7. Kënga E Shoqënisë
8. Balluket E Tuja
9. Çohuni Djema Shaloni Atin
10. Këngë Për Kajo Karafilin
11. Kumuri Qafëbardhë
12. Kur Ke Qenë Një Herë E Re
13. Lum E Lum Se Ja Mërrina
14. Më Shikon Më Buz Në Gaz
15. Moj Thëllënxa Mitare
16. Mun Te Ara Kë Tagjia
17. Në Bash Të Qejfit E T’muhabetit
18. Rrallë Kam Pa Ksoj Bukurie