MENU
klinika

Lidhja e re

Edhe pse të ndarë, Angelina ndjehet e tradhtuar nga Pitt

23.01.2019 - 20:17

Në dhjetor të vitit 2017, martesa mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie mori fund, duke pushtuar mediat me lajmin e ndarjes. Por edhe pse më shumë se një vit të ndarë, sërish vazhdojnë të bëjnë lajm.

Ata “luftuan” për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, ndërsa ditët e fundit u publikuar lajmi se Brad ka nisur një lidhje me aktoren Charlize Theron, e cila ka qenë rivale në pjesën më të madhe karrierës së Jolie.

Një burim ka folur për “HollyëoodLife”, duke u shprehur se Angelina do të ndjej e tradhtuar nëse lidhja do të konfirmohej.

“Angelina nuk ka qenë asnjëherë e afërt me Charlize pasi ato kanë konkurruar për të njëjtat role në të kaluarën. Ajo do të mërzitej nëse Brad do të fillonte marrëdhënie me dikë duke e ditur se ish-gruaja e tij nuk e pëlqen. Angelina ndjen pak tradhti këtu. Lajmi nuk i ka pëlqyer aspak dhe shpreson se nuk është i vërtetë”, tha burimi për “HollywoodLife”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN