MENU
klinika

Detajet

Komandanti i NATO-s vjen sot Shqipëri, vizitë në bazën e Kuçovës

24.01.2019 - 09:16

Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, Gjenerali Tod Wolters, do të vizitojë sot vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vizita vjen në kuadër të fillimit të zbatimit të paketës së NATO-s për bazën ajrore të Kuçovës.

Ai do të pritet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku e më pas do të zhvillojë një takim me Ministren e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka.

Pas përfundimit të pritjes me truprojë nderi të gjeneral Wolters, mbi Ministrinë e Mbrojtjes do të ketë fluturime të avionëve të NATO-s.

Axhenda e vizitës

Ora 10.30, ceremonia e pritjes së Komandantit të Forces Ajrore të NATO-s

Ora 10.55-11.00, fluturimi demonstrativ i 5 avionëve te NATO: AWACS; 2 F – 16 dhe 2 Eurofighter, F – 2000 A

Ora 12.00, konferenca për median e Ministres Xhaçka dhe Gjeneral Wolters