24.01.2019 - 09:21
Është formuar prej 1 muaji, por Ekipi Negociator Qeveritar i Kosovës nuk ka arritur të takohet deri më tani me palën serbe.
Pengesë për këtë takim mendohet të jetë bërë taksa 100% ndaj mallrave serbe.
Qeveria e Kosovës lidhur me këtë taksë ka bërë me dije se do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Ndërkohë nga ana serbe është bërë me dije se nuk do të vazhdohet dialogu pa u shfuqizuar taksa ndaj mallrave.