Teksa ka qenë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar në Davos të Zvicrës edhe komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.
Në një intervistë për mediat, Thaçi u shpreh se me komisionerin Hahn ka biseduar për dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.
Gjithashtu Thaçi paralajmëroi një takim të mundshëm Kosovë-Serbi gjatë javëve të ardhshme.
“Për të lehtësuar nxjerrjen e vendimit nga Këshilli i Ministrave për liberalizmin e vizave pasi që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe tash i mbetet Brukselit që të marrë vendime, sepse siç tha edhe komisioneri Hahn se tash vendimi është te disa shtete anëtare që janë duke e shqyrtuar vendimin për liberalizimin e vizave.
Parashihet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kjo marrëveshje do të nënkuptonte transformimin e shtetit të Kosovës”, është shprehur Thaçi.