“Bashkëshorti im nuk ka pse të paguajë taksa, pasi Shqipëria nuk është vend i BE-së”, kjo është deklarata e prokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prela në përgjigje të zyrtarëve të ONM-së që ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike.
PD, përmes sekretarit për çështjet ligjore Çlirim Gjata kritiko ashpër këtë deklaraë duke theksuar se problemi më i thellë në vend është standardi i dyfishtë i procesit të vetingut.
“Çështja është se çfarë deklaroi kjo zonjë para organeve të vetingut. Në momentin që zyrtari i ONM-së e pyeti Donika Prelën se pse bashkëshortin i saj nuk paguan taksa.
Ajo tha se nuk kemi të njëjtin standard, sepse Shqipëria nuk është vend i BE-së. Kjo ishte pak a shumë logjika e gjithë deklaratës së saj.
Bashkëshorti i saj falet dhe nuk ka asnjë përgjegjësi kur nuk paguan taksa. Biznesmenët pa përkrahje politike, që nuk kanë lidhje me pushtetit, që i shërbejnë qytetarëve futen në burg.
Double standardi në veting. Kemi një shkelje të prokurores së krimeve të rënda Donika Prelës, e cila nuk duhet të qëndrojë në detyrë vetëm për këtë shkak.
Prela mban të mbyllura dosjet në favor të pushtetit dhe të kryeministrit, duke nisur nga dosja 339 e Dakos, i cili është kapur në shit-blerje votash.”, tha ai.