MENU
klinika

Deklarata

Pse baza ajrore e Kuçovës? Gjenerali i NATO-s tregon arsyet

24.01.2019 - 12:45

Në 10-vjetorin e Shqipërisë në NATO dhe 70-vjetorin e krijimit të Aleancës, ministrja Xhaçka ka pritur në Tiranë komandantin e forcave ajrore të NATO-s, Gjeneral Wolters.

I pyetur se përse ishte zgjedhur Kuçova për të vënë në jetë zbatimin e projektit për ta kthyer bazën ushtarake të Kuçovës në një bazë moderne ajrore, Wolters u përgjigje se ky vend ka disa karakteristika të veçanta.

Kuçova ka disa karakterisitka të veçanta. Është në një vendndodhje të mrekullueshme gjeografike që të lejon të bësh atë çfarë këmi menduar, përfshi këtu edhe klimën e mirë që ka”, u shpreh ai.

Ndërsa ministrja Xhaçka siguroi se Shqipëria është një vend i sigurt, ku Aleanca do të investojë kapacitetet e saj, gjë kjo që rrit jo vetëm sigurinë kombëtare por edhe sigurinë në të gjithë Ballkanin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Geopolitical Intelligence Service

Perëndimi armatos shqiptarët, ndërsa Rusia serbët