MENU
klinika

Detaje të reja

Gjendet i vdekur turku i shumëkërkuar, lidhje me laboratorin e drogës në Has

24.01.2019 - 13:30

Gjendet i vdekur në Prishtinë turku i shumëkërkuar për laboratorin e drogës në Has, Nejdet Cesuroglu.

Cesuroglu është gjetur pa jetë në një banesë ku dyshohet se fshihej që më datë 2 dhjetor të vitit 2018.

Lajmi për vdekjen e tij është shpërndarë nga autoritetet kosovare.

Në njoftim bëhet me dije se në banesën ku u gjet i pajetë është gjetur edhe një sasi heroine.

Turku ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare, pas zbulimit të drogës në laboratorin e Hasit.