MENU
klinika

Deklarata

Shpime nafte në Zagori? Reagon Rama

24.01.2019 - 13:48

Ka ardhur shpejt reagimi i kryeministrit Edi Rama pas protestave të banorëve të Zagorisë, të cilët kundërshtojnë shpimet për naftë në atë zonë.

Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” kreu i qeverisë është shprehur se është i mirëpritur debati për kërkimet për naftë në Zagori.

Sipas kryeministrit, zona e Zagorisë është shpallur zonë e mbrojtur dhe ndërhyrje të tilla bien ndesh me vullnetin për t’i mbrojtur ato.

Ai shprehet i palëkundur, ndërsa shton se nuk do të bëjë asnjëherë vaki të ketë shpime nafte në këtë zonë.

“Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki.”