MENU
klinika

Fjala e ministres

Shkeljet në drejtoritë arsimore/ Shahini: Pezullohet drejtoresha…

24.01.2019 - 14:35

“Janë shtuar ankesat dhe denoncimet në platformën e Bashkëqeverisjes”, kështu është shprehur ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini.

Ajo ka bërë të ditur se ministria ka pezulluar nga puna drejtuesen e Drejtorisë Arsimore në Mat.

Shahini tha se pezullimi i drejtoreshës erdhi për shkak të ankesave të shumta në drejtorinë arsimore të Matit.

besa shahini-konica.al

“Ka shume ankesa te bashkëqeverisja. Ankesat, kryesisht për arsimin parauniversitar. Janë vërejtur ankesa edhe në pjesën e punësimit të mësuesve ne Mat, 41 ankesa për zyrën arsimore.

Do të riorganizojmë te gjitha zyrat arsimore, teksa u raportua për një mësuese qe udhëton 2 orë në këmbë. Dje u pezullua drejtuesja e zyrës arsimore në Mat. Në zyrën arsimore në Gramsh po verifikohen vendimmarrjet. Nuk do lejojmë shkelje në zyrat arsimore”, tha ajo.