MENU
klinika

Flet Kryeregjistruesi

“Legalizuam 9500 objekte, presim edhe 10 mijë të tjera”

24.01.2019 - 16:13

Zyra e Regjistrimit të Pasurive njoftoi se janë në proces regjistrimi edhe 10 mijë leje legalizimi ndërkohë që në vitin 2018 u certifikuan rreth 9500 të tilla.

Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri, u shpreh se objektivi i këtij viti është që deri muajin Korrik të ketë përfunduar regjistrimi i çdo leje legalizimi.
Sipas Pjetrit sfida e këtij institucioni është hipotekimi i çdo objekti që shkon përmes ALUIZNI-t.

“Në inventarin fizik që ne bëmë para pak ditësh në zyrën e Tiranës rezultojnë të jenë rreth 10 mijë leje legalizimi akoma të paregjistruara. Në vitin 2018 ky stok ishte rreth 20 mijë leje, 9500 u certifikuan vitin e kaluar. Kemi vendosur target që deri në korrik 2019 të përfundojmë regjistrimin e çdo leje legalizimi”, tha Pjetri.

Pjetri tha se shqetësim mbeten dokumentat e këtij institucioni që rrezikojnë të dëmtohen dhe për të shmangur këtë gjë pritet që të bëhet dixhitalizimi i materialeve.

“Do fillojë shumë shpejt procesi i dixhitalizimit. Sot në arkivat tona kemi rreth 47 milion fletë të akumuluara që në krijimin e shtetit shqiptar, të cilat ruhen akoma në arkiva manuale që rrezikojnë të prishen, vjetërohen etj.” nënvizoi kreu i regjistrimeve.

Çfarë do mbulojë shuma prej 5 milion eurosh

Skema për fermerët/ Kur nisin aplikimet

Kriteret dhe të dhënat që duhen plotësuar

Si duhet të veprojnë mjekët për të punuar në privat

Sa do të jetë indeksimi për çdo kategori

Nga 1 tetori rriten pensionet, zbardhet dokumenti

Kreu i shoqatës së eksportuesve: Gjendje e rëndë!

“Gjendja e sektorit të prodhimit të këpucëve drejt kolapsit total”