MENU
klinika

Vendimi

Policia “ethe” vetting-u në muajin shkurt!

24.01.2019 - 17:17

Punonjesit e policisë së shtetit pritet t’i nënshtrohen procesit të vettingut në muajin shkurt.
Qeveria shqiptare miratoi buxhetin që do të mbulohen pagat dhe shpenzimet e komisionerëve që do realizojnë vettingun në polici.

Vendimi i qeverisë numër 14, u miratua në datën 16 janar 2019 dhe u publikua në Fletoren Zyrtare.
Ndërsa për mbulimin e shpenzimeve financiare u përcaktua një fond prej 42 milionë lekësh.
Sipas burimeve procesi i vettingut do të nisë në fillim të muajit shkurt. Në proces përfshihet kontrolli i pasurisë, pastërtia e figurës dhe vlerësimi profesional.

Më tej, thuhet se në vendimin e Këshillit të Ministrave të publikuar në fletoren zyrtare, është miratuar trajtimi financiar për organet e vlerësimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

Rreth 11 mijë punonjës të policisë së shtetit pritet t’i nënshtrohen procesit të vettingut, ndërsa përpara plotësimit të formularit, gati 500 oficerë dhanë dorëheqjen.
Procesi ishte parashikuar të fillonte në janar, por zbatimi u shty për shkak të problemeve buxhetore.