MENU
klinika

Shpreh dëshirën

Vajza e Van Damme, në Shqipëri?!

24.01.2019 - 17:50

Bianca, vajza e aktorit të madh Jean Claude Van Damme, mund të vizitojë së shpejti vendin tonë dhe këtë e ka shprehur në një intervistë të dhënë së fundmi.

Ajo është intervistuar nga revista “Class”, ku është shprehur se nuk ka qenë ndonjëherë në vendin tonë, por dëshiron ta vizitojë atë një ditë.

Kohët e fundit, Bianca është bërë pjesë edhe e disa filmave si aktore, ndërsa në intervistë ka folur edhe për marrëdhëniet e saj me babain.

“Do të thosha që është si ai libri që e merr gjithmonë për ta lexuar, por nuk e përfundon kurrë, mjaftueshëm interesant për ta lexuar një herë në disa kohë. Ai ka qenë gjithmonë duke punuar e udhëtuar dhe me kalimin e kohës largësia u bë diçka normale për mua”, ka thënë ndër të tjera ajo.