Rita Ora nuk është vetëm një këngëtare e shkëlqyer, por kohët e fundit ajo është kthyer edhe në një nga femrat më të kërkuara nga kompanitë e mëdha për ta pasur imazhin e tyre.
Pas një kohe të gjatë si imazhi i kompanisë italiane të të brendshmeve të femrave, “Tezenis”, Rita ka nënshkruar edhe me Giuseppe Zanottin për të qenë imazhi i koleksionit të ri të këpucëve.
Sigurisht, ajo nuk mjaftohet me fotot e realizuara për kompaninë, por reklama më e madhe duket se bëhet pikërisht nga Rita duke shpërndarë fotot në profilet e saj në rrjetet sociale, ashtu siç ka bërë edhe së fundmi. Madje, Rita ka zbuluar se disa nga stilimet e këpucëve janë frymëzuar pikërisht nga stili i saj tejet i veçantë.
“Shumë e entuziazmuar për publikimin e koleksionit të ri dhe dizajneve të këpucëve me Giuseppe Zanotti. Koleksionin e plotë do e publikojmë nesër në Los Angeles dhe ejani e bashkohuni me mua”, shkroi këngëtarja bashkëngjitur disa fotove.