MENU
klinika

Peshëngritje

Dënim ekzemplar, merr fund Romela Begaj

24.01.2019 - 20:06

Nuk ka pasur aspak mëshirë për peshëngritësen shqiptare Romela Begaj. Federata Botërore e Peshëngritjes e ka dënuar me tetë vite për doping kampionen shqiptare.

Romela Begaj u bë kampionia e parë shqiptare e botës në peshëngritje në dhjetorin e 2017-ës në Botërorin e zhvilluar në Amerikë.

Në janarin e 2018-ës ajo rezultoi pozitive për herë të dytë ndaj doping dhe federata, siç ka zbuluar “shqiptarja.com”, i ka dhënë asaj dënimin maksimal.

Gjithsesi, kjo çështje nuk mbaron me kaq, duke parë se peshëngritësja shqiptare pritet ta apelojë këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës.

Duke parë moshën dhe kohën e gjatë e mospjesëmarrjes në garat ndërkombëtare dhe ato kombëtare, edhe sikur të ulet dënimi në 4 vjet, sërish do të ishte e pamundur që Begaj të rikthehej në lartësinë e duhur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Peshëngritësi me 3 medalje të arta

Calja: Mos përbaltni, kampion me djersën sime!

Kampion Europe në Peshëngritje

Mori 3 medalje ari, Calja: Shteti, asnjë premio!