Reshjet e borës janë rikthyer sërish dhe kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në disa akse rrugore.
Nisur nga kjo situatë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione lidhur me situatën e rrgëve në vend përmes një njoftimi zyrtar.
Për shkak të ngricave dhe reshjeve të borës në disa akse qarkullohet me zingjirë.
Në Qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës:
gjatë natës ka pasur reshje shiu. Nuk paraqiten probleme ne qarkullimin e mjeteve.
Në Qarkun Korçë:
gjatë natës ka pasur reshje të dobëta bore, kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës,? qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir në të gjitha akset.
Qarkullohet me zinxhirë vetëm rruga K/Boboshticë-Dardhë, në pjesën fundore.
Në Rajonin Qendror Tiranë:
Në rrugën Librazhd-Steblevë ka pasur reshje bore rreth 10 cm, të cilat janë pastruar nga kontraktori. Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen pa probleme.
Në Rajonin Verior Shkodër:
në lartësi ka pasur reshje bore, kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.✅
Qarkullohet me zinxhirë në:
Zalldardhë – Draj Reç
Domaj – Draj Reç
Ura e Cerenecit – Steblevë, 20 km e fundit të aksit.
Reç – Qafë Drajë