MENU
klinika

Detajet

Kërkonte favore seksuale/ Apeli merr vendimin për gjyqtarin Roland Hysi

25.01.2019 - 10:11

Apeli ka lënë në fuqi masën arrest me burg për gjyqtarin e Fierit Roland Hysi si dhe për psikologen Elona Mecani.

Hysi dhe Meçani u përfshinë në një skandal pak javë më parë, ku pas një investigimi të emisionit “Stop” pas denoncimit të një nënë të divorcuar, e cila kishte deklaruar se gjyqtari i kishte kërkuar seks dhe para për t’i dhënë kujdestarinë e vajzës, e ndërsa psikologja Meçani luante rolin e sekseres.

Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.