25.01.2019 - 10:29
Mëngjesin e sotëm në Shkodër dhe Malësi të Madhe janë ndaluar 10 emigrantë sirianë të cilët kishin hyrë në Shqipëri nga kufiri i gjelbërt nga Greqia.
Synimi i tyre ishte të kalonin tek vendet e Bashkimit Europian.
Sipas njoftimit të policisë, 7 prej emigrantëve janë ndaluar pranë xhamisë Ebu Ekber në Shkodër, ndërsa tre të tjerë janë ndaluar në Malësi të Madhe.
Policia ka arrestuar edhe shoferin që i transportonte.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Klandestinët e paligjshëm