MENU
klinika

Detajet

Patentat ndërkombëtare/ Nga 1 shkurti vlefshmëri deri në…

25.01.2019 - 12:34

Nga data 1 shkurt 2019, drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka vendosur që do të lëshohen leje drejtimi ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes.

Më parë kjo leje jepej 1-2 vjeçare. Ky institucion ka vendosur edhe dhënien e lejeve ndërkombëtare të qarkullimit, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes 1-vjeçare.

Drejtoria thotë se kjo masë është lehtësim i madh, kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit, kursim monetar për qytetarët e subjektet.