Seanca e parë për Klement Balilin tek Gjykata e Krimeve të Rënda ka përfunduar.
Avokati i Balilit, Theodori Sollaku ka dorëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për “Eskobarin e Ballkanit”, dhe madje pak më parë u ndërpre seanca për Balilin me pretendimin që ky i fundit ka dashur që ta bëjë personalisht këtë kërkesë.
Dorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim.
Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.
Pas pothuajse tre vitesh në arrati, Klement Balili u dorëzua me 15 janar dhe kjo ngjarje bëri bujë jo vetëm në mediat vendase, por edhe ato ndërkombëtare.