MENU
klinika

Zgjedhjet vendore 2019

Zguri thirrje partive: Mos gaboni në minutat e fundit!

25.01.2019 - 15:38

Kreu i KQZ Klement Zguri, u ka bërë thirrje partive politike që të gjejnë konsensusin për reformën zgjedhore dhe të mos zëvëndësojnë komisionerët në minutat e fundit.
Zguri kërkoi që partive politike tu ndalohet e drejta e ndërrimit të komisionerëve në momentet e fundit sepse kjo dëmton procesin zgjedhor. Sipas Zgurit koha është tepër e limituar për të implementuar ndryshimet.

Kur kanë ngelur më pak se 6 muaj nga zgjedhjet vendore, ndërkombëtarët vijojnë ti bëjnë thirrje partive parlamentare që të ulen në tryezë dhe të miratojnë ndryshimet në kodin e ri zgjedhor.
Por duket se forcat politike i janë përgjigjur negativisht kësaj thirrjeje, ndërsa KQZ paralajmëron se situata nuk është në favorin e tyre.

Ndryshimet nuk janë vetëm një moment në kodin zgjedhor dhe kam parasysh nxjerrjen e akteve rregullative, nxjerrjen e akteve nënligjore, gjetjen e burimeve financiare, gjetjen e burimeve njerëzore.
Një nga kushtet e OSBE-së është depolitizimi i administratës zgjedhore, por në lokalet e 30 qershorit nuk ka gjasa të ndodhë pasi duhet që të ngrihet një qënder trajnimi që të certifikohen nga KQZ”, tha Zguri.

Përsa i përket situatës së krijuar, Zguri e ka menduar zgjidhjen.

Ne hasim në vështirësi për shkak të sjelljes që komisionerët kanë. Minimalisht duhet që ti hiqet e drejta diskreciale partive politike për ti zëvendësuar në çdo moment, çka është absurde.
Vakanca e dy anëtarëve të KQZ nuk e pengon punën përgatitore për zgjedhjet, por sipas kryetarit të komisionit ul besueshmërinë e procesit tek publiku”-, shtoi kryetari i KQZ.