MENU
klinika

Kujdes!

Kontraktim i muskujve? Shenjë e një crregullimi të lëvizjes!

25.01.2019 - 15:55

Distonia është çrregullim i lëvizjes, në të cilin kontraktimet e vazhdueshme të muskujve shkaktojnë shtrembërime dhe lëvizje të përsëritura ose qëndrime anormale.

Lëvizjet, të cilat janë të pavullnetshme dhe ndonjëherë të dhimbshme, mund të ndikojnë në një muskul të vetëm; një grup muskujsh si në krahë, këmbë ose qafë; ose në të gjithë trupin.

Simptomat:

Simptomat e hershme mund të përfshijnë përkeqësimin e shkrimit të dorës, ngërçeve të këmbëve ose zvarritjen pas mbarimit të një aktiviteti ose ecjes në distance të largët. Simptoma të tjera të mundshme janë dridhja dhe vështirësitë e zërit ose të fjalës. Nga distonitë kryesore, shumë raste duken të trashëguara. Ajo gjithashtu mund të jetë si simptomë e sëmundjeve të tjera, disa prej të cilave mund të jenë trashëgimore. Distonia mund të ndodhë në çdo moshë, por shpesh shfaqet që në fëmijëri.

kontraktim i muskujve-konica.al

Trajtimi:

Asnjë trajtim nuk është gjetur të jetë universalisht efektiv. Në vend të kësaj, mjekët përdorin një shumëllojshmëri të terapive (ilaçe, kirurgji dhe trajtime të tjera si terapi fizike, menaxhimi i stresit, etj ) me qëllim reduktimin ose eliminimin e kontraktimeve të muskujve dhe dhimbjes. Reagimi ndaj barnave ndryshon sipas individëve dhe madje edhe në të njëjtin person me kalimin e kohës, terapia më efektive shpesh individualizohet.

kontraktim i muskujve-konica.al

Prognoza:

Simptomat fillestare mund të jenë shumë të buta dhe mund të vërehen vetëm pas ngërçit të zgjatur, stresit ose lodhjes. Distonia shpesh përparon nëpër faza të ndryshme. Fillimisht, lëvizjet distonike janë të përhershme dhe shfaqen vetëm gjatë lëvizjeve vullnetare ose stresit.

Më vonë, individët mund të kenë lëvizje distonike gjatë ecjes madje edhe kur janë të relaksuar.

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!