MENU
klinika

Reagimi i presidentit

Marrëveshja e Prespës/ Meta: Moment historik

25.01.2019 - 16:02

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e konsideroi të shkëlqyer lajmin e miratimit të Marrëveshjes së Prespës nga ana e Parlamentit grek.
Pas miratimit, presidenti Meta reagoi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku përgëzoi dy shtetet dhe e cilësoi këtë arritje historike.

Postimi i plotë i Metës:

Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë! Përgëzime për këtë arritje historike!“, shkruan presidenti në Facebook.

Marrëveshja e Prespës u miratua me 153 vota pro duke i dhënë kështu fund mosmarrëveshjes Greqi-Maqedoni për emrin. Në bazë të marrëveshjes, Republika e Maqedonisë ndryshoi emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”. Nga ana tjetër Greqia u zotua se do të heqë veton për pranimin e vendit në Nato.