MENU
klinika

Marrëveshja historike

Greqia miraton marrëveshjen e Prespës, Rama uron Tsipras e Zaev

25.01.2019 - 16:35

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe ministër i Jashtëm ka përshëndetur miratimin e Marrëveshjes së Prespës nga ana e parlamentit grek.

Në një postim në Twitter ku i drejtohet homologëve të tij Tsipras dhe Zaev, Rama iu shpreh respektin dhe urimet e tij për këtë marrëveshje siç e quan ai historike.

rama tsipras-konica.al

“Sërish respekte dhe urime për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev për marrëveshjen e tyre historike dhe dhënien fund të konfliktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ishte e vështirë dhe do të prodhojë ende politikë të vjetër lokale por është realizuar shumë mirë miqtë e mi”, shkruan Rama ndër të tjera.