MENU
klinika

Shtyhet gjyqi

Prokurori nuk paraqitet/ Shkëlzen Berisha: Radha e Ballës që të dënohet

25.01.2019 - 18:00

Shtyhet sërish gjyqi për padinë e Shkëlzen Berishës ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Shkak është bërë mosparaqitja në Gjykatën e Tiranës për të tretën herë radhazi e prokurorit të çështjes. Jashtë gjykatës, Shkelzen Berisha, tha se Balla është shpifës i përsëritur dhe se është rradha e tij që të dënohet.

“Ky është dënim penal, është gjyq penal nuk është gjyq civil. Sigurish që në një gjyq penal, dënimi do të jetë më i vogël sesa në një gjyq civil.

Gjëja e mirë ishte se para disa ditësh patë sesi kolegu i zotit Balla, Romeo Karaj u dënua për shpifje për akuzat e hedhura gjatë kohës që zhvillohej komisioni hetimor parlamentar. Tani është radha e Ballës që të dënohet për veprën penale të shpifjes. Pas gjyqit penal do hap një tjetër gjyq civil”, u shpreh Berisha.

Padia e Shkelzen Berishës lidhet me deklaratën e Ballës se djali i ish-kryeministrit nuk ka paguar taksat.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!