MENU
klinika

Deklarata e Kreut të Kuvendit

Ruçi përshëndet Marrëveshjen e Prespës: Kontribut për paqen!

25.01.2019 - 18:26

Miratimi i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek ditën e sotme bëri jo pak bujë në rajon.
Një sërë politikanësh shqiptarë vlerësuan pozitivisht këtë marrëveshje duke e cilësuar atë, një hap historik.

Ishte Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, që bëri vlerësimin e radhës pasditen e sotme. Në prononcimin e tij, Ruçi e cilësoi ratifikimin e kësaj marrëveshjeje si një veprim kurajoz për kontributin e paqes të fqinjit jugor.

“Ratifikimi nga Parlamenti i marrëveshjes së Prespës është një veprim kurajoz dhe kontribut për paqen i fqinjit tonë jugor, Greqisë. Ky vendim mund të merrej nga nga një qeveri dhe parlament vizionar.
Marrëveshja midis fqinjëve tanë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, tregon se Ballkani po çlirohet nga inercitë shekullore, që kanë ngadalësuar, por nuk mund të pengojnë emancipimin e gadishullit”, u shpreh kryetari i Kuvendit.