MENU
klinika

Marrëveshja e Prespës

Kryemadhi: Ratifikimi, zhvillim pozitiv për rajonit

25.01.2019 - 20:12

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përshëndetur kalimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek.

Përmes një postimi në “Twitter”, Kryemadhi shkruan se ratifikimi i kësaj marrëveshje është një zhvillim tejet pozitiv për rajonin tonë.

“Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek, një zhvillim tejet pozitiv dhe mjaft i rëndësishëm për rajonin tonë, pëër më shumë integrim, për forcimin e paqes dhe për më shumë stabilitet. Ky zhvillim hap perspektivën e proceseve të integrimit të mëtejshëm mes vendeve të rajonit dhe të të gjithë rajonit në Bashkimin Europian”, shkruan Kryemadhi.

marreveshja e prespes kryemadhi-konica.al