MENU
klinika

Letra

Rama ‘ua bën të qartë’ diplomatëve: Cakaj “de facto” ministër i Jashtëm

25.01.2019 - 21:02

 Pasi Rama vendosi t’i delegojë kompetencat e plota të ministrit Gent Cakajt ndaj Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka dërguar një letër përfaqësive diplomatike të akreditura në Shqipëri, ku i vë në dijeni për përbërjen e re të Këshillit të Ministrave.

Në letër thuhet se Kryeministër dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është Edi Rama por, bie në sy se ‘de fakto’ ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është Gent Cakaj.

“Gjithashtu prej datës 23 janar 2019, Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama i delegon zyrtarisht zotit Gent Cakaj kompetencat e plota të ministrit për drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe për përfaqësimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë”– thuhet ndër të tjera në letër.