MENU
klinika

Reagimi i ministres

Ultimatumi i Pedagogeve/ Shahini: Jam e hapur per diskutime

25.01.2019 - 22:25

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka folur rreth takimit që pedagogët dhe studentë organizuan sot, ku morën vendimin se nëse brenda 1 jave nuk do të rrëzohet ligji i Arsimit të Lartë, ata do të përshkallëzojnë në grevë.

“Besoj janë njerëz të zgjuar dhe nuk e kanë thënë këtë sepse të rrëzohet një ligj nuk do një javë, por 2 vjet. Këta janë njerëz që dinë aq, kanë aq njohuri ligjore sa të mos ta thonë diçka të tillë. Unë jam e hapur që të diskutohet për ligjin dhe të gjenden problematikat”, tha Shahini.

Gjithashtu, ministrja u shpreh se thirrjet e studentëve “buxheti publik i shkon privatit” nuk janë të vërteta dhe është shprehur se është gati të ulet dhe të identifikojë problemet e ligjit të arsimit të lartë.

“Ajo që duhet të bëhet tani me urgjencë është të identifikohet elementët problematikë të ligjit të arsimit të lartë. Nëse nuk janë problemet ligjore, duhet t’i zgjidhim ato që ekzistojnë. Një problem që u evidentua tek Universiteti i Tiranës ishin problemet mes rektorit, administratorit, por ky nuk ishte një problem ligjor”, u shpreh ministrja.