MENU
klinika

Akuza Bashkisë

Peshkopi, banorët protestojnë kundër privatizimit të llixhave

26.01.2019 - 09:39

Banorë të Peshkopisë protestuan kundër një vendimi që sipas tyre jep me koncesion tek një firmë private shfrytëzimin e ujërave termale.

Sipas banorëve vendimi i Këshillit të Bazenit Ujor Drin – Bunë i datës 11 . 12 . 2018 , do të prekte mijëra banorë që jetesën e kanë me shfrytëzimin e Llixhave.

Banorët ngrenë dyshimë për afera korruptive dhe thonë se janë anashkaluar konsultimet publike. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave në rast se nuk ndërpritet procedura.

Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike të Dibrës Xhemal Gjunkshi i cili siguron anulimin e këtij privatizimi korruptiv.

Banorët akuzojnë Bashkinë dhe Prefekturën Dibër se kanë ndihmuar me procedura fiktive firmën.