MENU
klinika

Vendimi i Urdhërit të Stomatologut

Manastirliu jep garancinë: Çmimi për shërbimet dentare nuk do të rritet!

26.01.2019 - 12:24

Teksa Urdhëri i Stomatologut, vendosi rritjen e çmimeve dentare, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka garantuar nga ana tjetër se nuk do të ketë asnjë rritje të tillë.

“Vendimi i Urdhërit të Stomatologut, është i pazbatueshëm. Instancat e tjera do të marrin masa që vendimi të mos zbatohet.”

Kjo deklaratë u lëshua nga Manastirliu gjatë një inspektimi, që kjo e fundit po bënte në një nga qendrat shëndetore 24-orëshe, për urgjenca pediatrike.